Share with:


Një model i ri dhe më i lirë pritet të bashkohet me flotën e Teslas teksa CEO i Teslas bëri njoftimin këtë të martë në eventin e “Battery Day” tek kompania e tij. Duke qëndruar në skenë me zëvendës presidentin e departamentit të inxhinierisë energjitike të Teslas, Dreë Baglino, Musk bëri të ditur që brenda 3 viteve do të ketë makina Tesla plotësisht elektrike me çmimin e një makine normale me motor me djegje, dmth diçka tek niveli i 25,000$.

Ky njoftim u bë pas lajmeve se qëllimi i rradhës së Teslas është përgjysmimi i kostove të baterive për kilowatt/orë. Elon Musk shfaqet mjaft konfident në fjalët e tij në të ardhmen e Teslas për një makinë të përditshme.

Edhe pse është ende e paqartë se si do të jetë apo çfarë do të quhet ky model por pritet diçka në kategorinë e Model 3 dhe Model Y, ose diçka më e vogël. Por e bukura është se do të vijë me të njëjtën performancë dhe aftësinë e autopilotimit. Musk shprehet se kjo ka qënë misioni i kompanisë që në fillimet e saj.

Nqs se Tesla arrin nivele çmimi si 25,000$ i bie që makinat e saj të jenë shumë më të përballueshme sesa një makinë me motor me djegje për momentin, pasi dihet që makinat elektrike kanë më pak nevojë për mirëmbajtje.

Por sesa do e mbajë fjalën Tesla dhe Musk mbetet për tu parë vitet e ardhshme.

Share with:


protire