Share with:


Është një nga pjesët e makinës që ka rëndësi jo vetëm mekanike, por mbi të gjitha jetike!

Fatkeqsisht vlerën në performancën e makinës, por edhe në sigurinë e saj, e dinë vetëm entuziastët apo qeflinjtë e vërtetë.
Në pistë ato përmirsojnë ndjeshëm performancen e makinës. Frena më të mira, do të thotë frenik me i sigurtë dhe më i fortë, gjë që çon në një xhiro më të shpejtë.
Në rrugë, përfitim të madh kanë makinat e zakonshme me frenat e modifikuara, ose ose, që ta ngremë pak piacën, makinat me frena qeramike (CCB Carbon ceramic brakes.
Fatkeqsisht ato janë paksa të shtrenjta, konkretisht një set prej 4 për BMW M4 kushtojnë $8,150 si opsion ekstra.
Por janë vetëm makinat sportive ato të cilat janë menduar që nga fabrika për sistem me të mirë frenimi, pasi mendohet që dikush nuk do të eci shpejt me një makinë të zakonshme. Por edhe me makinat e zakonshme duhet treguar kujdes dhe i duhet kushtuar rëndësi, minimalisht duke përdorur alkool të mirë, të përdorim ferrota të mira etj.
E gjithë kjo, vjen si rezultat i pamjeve të cilat mund t’i ndiqni më poshtë.
Të ecësh me makine me 332 km/h nuk është edhe aq e lehtë, por edhe të frenosh fort me të njëjtën shpejtësi, nuk para e kemi parë shpesh.
Makina në fjalë është një Porsche 911 (997) GT3 RS 4.0, e cila është e aftë të shkojë nga 332 në 0km/h për vetëm 6.5sekonda dhe 270m.

Share with:


protire