Share with:


Pas gjithë 1.2 miliard makinave që levizin nëpër rrugët e gjithë botës sot, pavarsisht se sa të mira apo të këqia ato janë, qëndron një grup i madh njerzish që bënë të mundur realizimin e tyre.

Por, për disa kompani ky proçes është më i rëndësishëm dhe ka marrë më tepër punë. Prandaj, disa janë thjeshtë mjete transporti, dhe disa janë copëza arti.
Përpara disa muajsh gazetari i mëse i njohur Shmee150 porositi Aston Martinin e tij Vantage GT8.
Vantage GT8, është me të vërtetë një ndër të vetmet makina të reja, të cilat, janë të dedikuara për qeflinjtë, për puristët, shpesh për ata që e njohin mirë makinën, dhe fatkeqsisht, për ata të cilët janë të gatshëm të paguajnë 192.000 Euro për një të tillë.
Por ajo çka ofron kjo makinë, është thuajse unike në tregun e sotëm të mbushur me elektronikë dhe makina supersportive të blihet së tepërmi nga të pasurit dhe nga ata të cilet nuk duan makinën si qënie, por si objekt për të treguar status.
Përtej negativitetit (ose realitetit), Shmee150 na ban një udhëtim nëpër fabriken e Aston Martin, konkretisht aty ku montohet dhe përgatitet trupi i makinës.
Kjo fabrikë është përgjegjëse për jo vetëm për GT8, por edhe për shumë makina të tjera të cilat janë impresionuese edhe për ambientalistët më të fortë.
Le të ndjekim se çfarë na rezervohet:

Share with:


protire