Shkolla më e re e krijuar nga divizioni M i BMW tashmë mund tju mësojë sesi të ngisni një makinë garash prej vërteti, siç është kjo M4 GT4. Nqs jeni adhurues i makinave M të BMW, atëherë ky artikull është për ju. Për më pak se 2500$ tashmë mund të filloni rrugëtimin tuaj për tu kthyer në një garues profesionist mbrapa timonit të një BMW M4 GT4. Shkolla më e re nga BMW, SCCA-certified licensing school, është një program i ri nga BMW me vendodhje në California.
BMW ofron dy programe trajnimi, i pari që fillon me 4995$ dhe ju ofron 200km xhiro me M4 GT4 më të fundit si një makinë garash, burimet, mjetet mbrojtëse, sigurimin, informacionin dhe mbështetjen. Investoni dhe një 5000$ tjetër dhe mund të merrni 400 km në total.
BMW shprehet se ky program do të jetë një nga më të drejtpërdrejtët për sa i përket garave dhe garuesve të ardhshëm, ku ju do të mësoni parakalimet, sjellet në garë, nisjen, përgatitjet, flamurët dhe kthesat. Kompania tregon gjithashtu se nëse fiksoheni me M4 GT4 ata mund tju shesin një të tillë për 210,995$. Shancet që të fiksoheni janë shumë të mëdha. Faleminderit BMW!