T.50 mban nën kofano një nga motorët më të lehtë V12 nga të gjitha makinat e rrugës, ka xhirot më të larta nga çdo makinë dhe madje vjen me kambio manuale me 6 marsha. Çfarë kërkoni më shumë?
Gordon Murray është një nga dizenjuesit më të mirë dhe legjendarë të të gjitha kohërave. Projektet e tij më të veçanta ngelen makina e F1 Brabham BT46 dhe Mclaren F1 e konsideruar si një nga makinat më të mira të të gjitha kohërave. Kur doli lajmi që ai po krijonte një tjëtër supermakinë me V12, sigurisht shpresat ishin të larta. Sepse njësoj si F1, T.50 fuqizohet nga një V12 NA i kombinuar me një kambio manuale. Jo vetëm kaq, por është në gjendje të arrije deri në 12,100. Një nga pikat e forta të saj, që e lejon gjithashtu të ketë xhiro aq të larta është dizajni i makinës në mënyrë që makina të marrë frymë lirshëm, saktësisht 28,400 xhiro për sekond. Me pak fjalë mund të shkojë në 12,100 xhiro për 0.3 sekonda.
Për të folur për fuqinë motori V12 i prodhuar nga Cosëorth, prodhon 654kuaj dhe 466NM që në botën e sotme me supercharge dhe turbo nëpër këmbë nuk është shumë, por prisni se ka akoma. Vërtet këto shifra nuk janë të larta, por T.50 pritet të ketë një raport fuqi/peshë prej 663 kuaj për ton, kështuqë i bie që kjo makinë do të jetë diku nën 1000kg.
Më e lehtë se një MX5 e re, me një V12 në të.
Zhurma që kjo makinë do të prodhojë? Do të jetë diçka e padëgjuar. Kjo për faktin se i gjithë sistemi i ajrit që hyn në makinë kalon sipër kokës së shoferit, dhe kjo bashkuar me zhurmën e nje V12 do të krijojë një nga makinat më të kënaqshme në zhurmë dhe ngarje. Thuhet që do të degjojmë më shumë për këtë makinë pas datë 4 Gusht kështë që rrini në pritje.