Edhe pse plotë me pasagjerë me M5 e saj “Ring Taxi” ajo prap arrin ta mbajë larg këtë pilot me 911 GT3.
Sabine Schmitz, një pilote garash gjermane dhe prezantuese e Top Gear,ngiste një BMW M5 si një taksi në Nurburgring në vitet 2000. Puna e saj konstatonte në ngarjen e një M5 që sapo kishte dalë në atë kohë, rreth pistën sa më shpejtë të ishte e mundur duke patur dhe pasagjerë në bord.
Aftësitë e Schimtz në timon në Green Hell (ferrin e gjelbër) i rritën asaj reputacionin si një nga pilotet më të mira rreth pistës prej 20.7km dhe 144 kthesash. Shumë visitorë si ky pilot i një Porsche 996 donin të sfidonin veten nëse mund të arrinin të konkurronin me të.
Edhe pse me një makinë të mbushur me pasagjerë, Schimtz arriti ta linte mbrapa Porschin përpara se të bllokohej nga trafiku. Në video mund të shihni M5 që vuan për fërkim teksa rreshket disa herë, por Schmitz arrin ta kontrollojë duke kombinuar precizionin e saj me karakteristikat e M5. Ja vlen ta shohësh.