Share with:


Ky është definimi i cmendurisë!

Youtuberi Rob Dahm ka kaluar pjesën më të mirë të katër viteve të fundit duke ndertuar makinën e ëndrrave të tij: Një Mazda RX-7 e gjeneratës FD, katër rotor turbo dhe katër goma aktive. Kohët e fundit pati mundësi ti bënte makinës një dyno test dhe rezultati ishte më të vërtete mbreslënës.

Pasi maksimizoi gjerësine e trajlerit UHaul’s që kishte marr me qera për të cuar makinen për dyno, Dahm fillimisht në mënyre që të sigurohej që makina ishte në gjëndje të mirë, testoi presionin e turbos që i ishte dashur të rindërtohej për shkak se në testimin e mëparshëm kishte hyrë alumin në bllokun e motorrit. Më vone u be lidhja e turbos dhe e sistemit e gomave aktive dhe këtu filloi festa. Në sesionin dyno të pare ishte hera e parë që makina punoi saktë dhe grupi I punës sapo kuptoi se çfarë mund të jetë në gjëndje të bej kjo makinë, duke prekur shifra prej 500 kuaj fuqi fare lehte. Në sesionin e dyte te dyno test kjo makine arriti deri në 1000 kuaj fuqi.

Të ndërtosh një makine të cilit do lloj me katër rotor nuk është një punë e lehte. Dahm ka shpenzuar shumë kohë dhe para në këtë projekt deri tani. Në një interviste për HP Academy Dahm tha se qëllimi i tij është të ndërtoj një makinë e cila të kaloje 1600 kuaj fuqi me një turbo 102 milimetërshe .

Mezi po presim të shohim këtë makinë në lëvizje.

Share with:


protire