Rikthimi i Porsche 911 Dakar

Share with:


Si një pjesëz historie që ka ardhur në jetë, Porsche 911 Dakar i ri po bën disa ëndrra realitet. Klientët potencialë paralajmërohen për një prodhim të kufizuar prej vetëm 2,500 njësive për shitje në mbarë botën.

Makina sportive off-road Porsche 911 Dakar arrin në 100 km/h (62 mph) në 3.4 sekonda; Për shkak të gomave për të gjithë llojet e terreneve, shpejtësia maksimale është e kufizuar në 240 km/h.
Motori 3.0-litra bi-turbo 6 cilindra me 480 kuaj fuqi (353 kW) dhe një forcë përdredhëse prej 570 Nm jep performancë superiore.

Si opsion standart vjen motorri me një kambio me 2 freksione dhe 8 shpejtësi (PDK) dhe sistemi me të 4 gomat aktive. Opsioni standart gjithashtu perfshin kthimin e gomave të pasme, këmbët e motorrit nga një 911 gt3 dhe pdcc opsionin kundra batimit te makinës. Ndërveprimi i të gjithë komponentëve rezulton që 911 Dakar të jetë po aq dinamik në rërë dhe terrene të crregullta, sa është dhe në Nürburgring Nordschleife. Performanca maksimale off-road sigurohet gjithashtu nga dy mënyra të reja drejtimi, të cilat mund të zgjidhen duke përdorur çelësin rrotullues në timon. Modaliteti Rallye është ideal për sipërfaqe të crregullta, të paniveluara dhe përmban lëvizje me të gjitha rrotat me fokus në pjesën e pasme. Në modalitetin off-road, lartësia nga toka andryshon automatikisht. Ky sistem është projektuar për tërheqje maksimale në terrene të vështira dhe në rërë. Të dy mënyrat e reja të drejtimit kanë gjithashtu kontrollin e ri të nisjes Rallye, i cili mundëson përshpejtim mbresëlënës në sipërfaqe të lirshme dhe lejon rrëshqitje të rrotave prej rreth 20%.

Porsche 911 Dakar i ri mund të porositet tani me një çmim prej 222,020 €. Paketa Rallye Design kushton 26,061 euro.

Share with:


protire