Sigurisht vjen nga epoka e artë e inxhinierisë dhe disajnit. Sigurisht kudo nëpër media flitet për vendin e BMW në ditët e sotme, por duke përmenduar këtu edhe kritikat sesa shumë BMW ka dalë nga rrënjët e veta. Epo disi e vërtetë është, pasi BMW duket që e ka humbur magjinë e vet, sidomos kur shohim sesi dukej një E9, me ato linja perfekte që e çuan BMW në vendin që është sot. Por sa më shumë e shohim aq më shumë kuptojmë çfarë kemi humbur dhe vazhdojmë të humbim.
Kthim pas në 1973 ku edhe coupe më e madhe e BMW kishtë një elegance dhe një performancë që denjësisht përfaqësonte kompaninë në ato vite. E blije për motorin 3.0L I6 me injeksion që prodhonte 180 kuaj apo dhe për amortizimin më të mirë të kohës. Nuk kishte nevojë për maskarino të zbukuruar me drita apo për komandim me zë të sistemit të makinës.
Një makinë me më shumë se 40 vite mbi supe, që kalon shumë automjete moderne në çdo pikepamje. Por janë me fat ata që arrijnë ta ngasin një pasi vështirë të gjesh një në gjendje ditët e sotme dhe vlera e tyre po rritet dita ditës.