Share with:


Equus Bass 770 merr pak nga të gjitha makinat klasike amerikane, ose american muscle. Është si një Mustanchargerller. Por duhet ta pranojmë, është muscle më i bukur që kemi parë ndonjëherë.

Kombinimi i detajeve nga shumë muscle klasik do të rezultonte në nja mrekulli në botën e automjeteve apo jo, epo po, është shumë e vërtet dhe Equus Bass e vërteton këtë. Ai u prezantua për herë të parë në 2013. Është i ndërtuar mbi një shasi e gjitha alumini dhe fuqizohet nga një 6.2L V8 Supercharged marrë nga një Corvette C6 ZR1 (LS9). Prodhon 640 kuaj dhe 820NM torque shifra të cilat e çojnë nga 0-100km/h për 3.4 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 320km/h.

Interiori është disi i frymëzuar nga një Ford Mustang edhe pse ka detaje të veçanta që e diferencojnë. Në të majtë të timonit ka disa çelësa me formë të ngjashme me ato të një avioni luftarak dhe butona të tjerë shumë kompleks. Nje detaj i bukur që vëmë re janë indikatorët e sinjaleve që janë jashtë kilometrazhit.

Në përgjithësi duket si një kombinim i interiorit dhe fytyrës së Mustangut me një formë të marrë nga Challenger-i dhe stopa nga Charger-i. Një kombinim perfekt i retro-s me modern-en.
Lajmi i keq është se gjithë kjo bukuri dhe karakter nuk vjen lirë, pasi Equus Bass 770 vjen më çmim prej 230,000$ deri në 250,000$.

Share with:


protire