Share with:


Volkswagen Group ka rënë dakord për një marrëveshje që i heq të drejtat mbi Bugattin. Do të quhet Bugatti Rimac, një projekt joint-venture që do të drejtohet nga Mate Rimac me 55% te aksioneve dhe 45% nga Porsche.

Rimac është në pronësi të Mate Rimac aksionet e të cilit janë (39.2 %) Porsche (24 %) Camel Group (14 %) and Hyundai Motor Group (14 percent). Kjo do të thotë se Porsche do te ketë kontrollin e 58.2% te aksioneve te Bugatti Rimac, megjithatë Porsche nuk pretendon të fus hundët tek menaxhimi i kompanisë së re.

Prodhimi i Bugattit do të behet nga fabrika në France, ndërsa research-i do të bëhet tek zyrat e reja në Kroaci. Projektet e lançuara më parë tani do të jenë nën kontrollin e Bugatti Rimac si dhe Rimac Nevera i prezantuar se fundmi.

Rimac ka një reputacion në ngritje në tregun e ndërtimit të makinave elektrike.Edhe pse përgjithësisht ka prodhuar hyper-makina elektrike me vlerë të larte, ka punuar dhe me modele si : Jaguar, Aston Martin dhe Pininfarina.

Kjo kompani ka konfirmuar se deri në fund të kësaj dekade ka ndërmend të prodhoje një bugatti plotësisht elektrik dhe të tjera modele hibride. Me kohën do shohim nëse dhe planet për projektet e tjera të Volkswagen Group do të preken nga kjo marrëveshje si kjo .

Share with:


protire