No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Pas zhdukjes së Viper ACR, vëllai i tij i hyn lojës në pistë

Share with:


Qëkur Viper ACR u ndërpre , Dodge nuk ka pasur një makinë tamam të dedikuar për në pistë, gjë e cila është një minus i madh. Një thashethem nga tetori 2019 thoshte që kompania po planifikon të ndërtojë një version ACR të Challenger për të mbushur vendin bosh. Edhe në kohën e pandemisë, gjë e cila ka bërë që kompanitë të anullojnë planet e ardhshme, të pushojnë punëtorët dhe të mbyllin fabrikat, duket sikur projekti i Dodge po ecën përpara siç ishte planifikuar.

Publicitet
protire

Allpar, një burim që ka qënë gjithmonë pranë projekteve ACR, reporton që punimet për një ACR të ardhshëm janë duke u zhvilluar, me qëllimin për t’iu afruar të njëjtës performancë legjendare si ajo e Viper ACR.

Përmirësimet e supozuara për Challenger ACR përfshijnë aerodinamikë ekstreme të huazuar nga Viper, duke përfshirë një bisht madhështor si edhe splitterin tipik. Allpar raporton që ky Challenger do të marrë gjithashtu frena të mëdha Brembo, dhe një sistem amortizimi që rregullohet manualisht. Dodge pretendon një limit peshe nën 1800kg, dhe synon të përdorë fibër karboni në ndërtimin e makinës për ta bërë atë të mundur.

Allpar pretendon se do të ketë dy mundësi motori: një V8 supercharged me 797 kuaj fuqi 6.2L nga Hellcat Redeye, ose një Hemi V8 6.4L.

Sigurisht, asnjë nga këto informacione nuk është konfirmuar nga kompania, kështu që nuk ka asnjë mënyrë nëse ndonjë prej tyre është e vërtetë. Por duke e konsideruar zakonin e Dodge për të azhurnuar vazhdimisht modelet e tij aktuale, të shihni një Challenger ACR të vijë në jetë nuk do të ishte gjëja më befasuese. Dhe ne mendojmë se është koha që Dodge të hapte konkurrencën e vërtetë me Shelby GT500 dhe ZL1 1LE.