No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Motorri 100,000 dollarësh i Ducati është më i fuqishmi i prodhuar ndonjëherë!

Ducati V4Ducati V4Ducati V4Ducati V4Ducati V4Ducati V4Ducati V4Ducati V4Ducati V4Ducati V4Ducati V4

Share with:


Të kërkosh 100,000 dollarë për një makinë është shumë, por 100,000 dollarë për një motor?! Kjo është stratosferike!

Megjithatë, Ducati ka guxuar dhe e ka bërë – Superleggera V4 i ri ka një çmim fillestar prej 100,000 dollarësh.
Për këtë shumë të frikshme, ju padyshim që merrni një motor të një prodhimi mjaft të limituar; Ducati do të prodhojë vetëm 500 prej tyre. Kompania italiane e motorëve do të fillojë prodhimin e Superleggeras V4 së shpejti, sipas Robb Report, revistës së famshme Amerikane.

Ducati thotë se ky do të jetë motorri më i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë prej tyre.
Arsyeja më e fortë që kontribuon në çmimin e lartë është fakti që Superleggera V4 është ndërtuar kryesisht nga fibrat e karbonit. Fibrat e karbonit, siç janë të lehta dhe jashtëzakonisht të forta, gjithashtu janë dhe jashtëzakonisht të shtrenjta për t’u prodhuar duke kushtuar shumë më tepër se çeliku normal.

Motori përdor një motor Desmosedici Stradale R 998cc, i cili prodhon një fuqi të pretenduar prej 224 kuajsh fuqi dhe ka një peshë neto prej 350lb (160kg) – sa peshon pa lëngje, pasagjerë ose ngarkesë.

Si duket një biçikletë prej 100,000 dollarësh nga afër? Vazhdoni të shfeltoni me poshte për të zbuluar.

Share with: