Share with:


Na duket gjithmonë cool kur shohim një makinë që bën një burnout në rrugë, madje nxjerrim dhe kamerat që ta filmojmë. Por po sikur ta shihnim sesi duket nga brenda?

Artikullin e parë pamë sesi dukej goma kur bëntë një rrugë normale, falë kanalit të youtube të Warped Perception i cili ka vendosur një GoPro brenda gomës së makinës për të parë në 4K se çfarë pamjesh janë. Kamera është siguruar mirë brenda gomës së pasme të një E Class, i cili duke bërë një burnout të vazhdueshëm arrin që ta plasë gomën ku ndodhet GoPro.

Rastësisht pika ku goma plas për herë të parë ndodhet fiks ku është montuar GoPro kështu që ne arrijmë të shohim një pamje akoma më magjepsëse. Plasja është aq e fuqishme sa baterinë shtesë të kamerës e hedh jashtë si edhe thyen kasën e saj mbrojtëse. Prezantuesi i videos shprehet gjithashtu se GoPro ishte shumë e nxehtë për tu prekur por fatmirësisht pamjet filmike mbijetuan.

Ndiqni videon.

Share with:


protire