Njihuni me Hennessey Venom F5 Revolution

Share with:


Ne 9 janar, Hennessey, prodhuesi i hipermakinave me bazë në Teksas, dhe krijuesi i automjeteve me performancë të lartë, ka publikuar një version të ri, me peshë më të lehtë, të fokusuar për pista, të Hennessey Venom F5, i cili ka marrë një konfigurim tërësisht të ri inxhinierik për rritjen e shkathtësisë në lëvizje, manovrimit më të saktë dhe shtytjes më të madhe gjatë lëvizjes. Ky version i hipermakinës Venom F5 është më i fokusuar për pista, por do të mbetet i ligjshëm në rrugë, thotë Hennessey.

Fuqia e makinës pritet të jetë e pandryshuar – 1817 kuaj-fuqi nga motori V-8 me twin-turbo dhe vëllim 6.6 litra. Njësoj si te Venom F5. Motori do të ketë 1193 p-f torque dhe ka një kambio të automatizuar me një freksion. Bishti i pasëm i ndryshueshëm është detaj i ri dhe thuhet se do të ofrojë më shumë se 1400 paund forcë shtytëse në shpejtësinë 400 km/orë. E gjithë makina do të peshojë më pak se 1.3 ton.

“The Revolution” do të kushtojë 2.7 milionë $ dhe do të prodhohen vetëm 24 – disa janë ende të disponueshme për të porositur, sipas Hennessey.

Share with:


protire