Kjo Nissan Skyline Gt-R me 2000Hp ben 402m ne vetem 6 sekonda!
Në Australi, Skyline Gt-R është makina e preferuar për garat drag. Kjo për shkak se motori RB26 është I pathyeshëm edhe nëse ai ka mbi 2000Hp. Në rastin konkret dy oficina në Australi kanë preferuar platformën e R32 dhe kane arritur të kapin kohen 6 sekonda në 402 metra.
Pranishëm në garën u zhvilluar ishte një nga Youtuber Fullboost ku përmblodhi disa nga klipe nga gara e zhvilluar dhe shumica e tyre ishin nga Gt-R të modifikuara nga Maatouk Racing dhe Croydon Racing Development. E nëse jeni një fans I zjarrt I Nissan Skyline dhe drag do e keni degjuar emrin Maatouk dhe rekordet e vendosuara për makinat Gt-R. Sot rekordi botëror është 6.47 sekonda dhe u vendos qershorin e kaluar. Ndërkohë Croydon kërkon që ti marr fronin por arrin te kapi kohën 6.68 sekonda.
Të dyja makinat kanë mbi 2000hp dhe janë të modifikuar ne cdo milimeter katror të saj për ta bërë sa më të shpejtë. Duhet të keni parasysh që të gjitha këto modifikime mundësojnë që në fund të atij 400 metërshi, makinat të ecin mbi 200mph ose 321kph. E nëse e mendoni se është Drag Race është disiplina më lehtë në botë e keni gabim.
Në video tregohet se një nga makinat e Croydon pati një shkëndi zjarr dhe beri që garuesi të humb kontrollin. Fatmirsisht arriti të kontrolloj makinën dhe të mos përplasej edhe pse është e frikshme ta mendosh që në ato sekonda ai është duke ecur mbi 320 kph.