Le të themi që ka disa mënyra për ta ulur disi një Hummer H2, por kjo nuk është mënyra e duhur. Ska gjë më të keqe sesa të shohësh një makinë të tillë masive në rrota të vogla të një Lade, fiks 13 inch.
Kjo punë e pistë është kryer nga një youtuber rus Garage 54 i cili ka sjellë video të tjera virale si vendosja e Iphone si ferrota frenash apo zëvendësimi i gomave me llastik. Këto rrota sigurisht janë modifikuar që ti përshtaten një Hummeri i cili nga fabrika vjen me rrota 17 inch. Kjo na kujton foton e famshme në internet të një hummeri me rrota shumë të mëdha druri që shihni më poshtë.