Gjëja e fundit që ju vjen ndërmend kur jeni duke ngarë makinën është se si duket brenda kolektorëve të ajrit. Por sin ë gjithë pjesët e makinës aty ndodhin shumë procese interesante që duke i parë në kamer duken më fantastike.
Sërisht kanali i youtube Warped Perception na tregon një këndvështrim që as e kemi imagjinuar më parë për sa i përket funksionimit në brendësi të pjesëve të makinës. Ai ka vendosur një GoPro në brendësi të intake të një Toyota Supra MK4, që të themi të drejtën është jashtëzakonisht e pastër.
Ai ka sajuar një mbajtëse që e lejon ta montojë GoPro direkte në hyrje të cilindrave, saktësisht në cilindrin e 4. Gjithashtu ka vendosur një dritë të vogël sipër kamerës që na lejon të kemi një pamje akoma më të qartë dhe në brendësi ku duke farfalle, si dhe sprucimi i injektorëve. Fatmirësisht GoPro arriti ti mbijetonte testit, duke marrë në konsideratë që kushtet nuk ishin dhe aq të favorshme (temperaturat e larta brenda intake).
Me një kënd kamere unik, ne arrijmë të shohim sesi hapet farfalla për tu mbushur me ajër teksa shoferi shton gazin, si dhe shtimin e shpejtësisë së sprucimit të benzinës nga injektori në raste rendimenti të lartë. I gjithë procesi është më interesant për tu parë sesa për tu shpjeguar, ndaj dhe iua sygjerojmë këtë video.