Share with:


Pas në kohë në 2018 në eventin e SEMA, Dodge prezantoi Hellephant-in, një motor V8 Hemi 7.0L me konstrukt alumini dhe një supercharger të zmadhuar. Gjithashtu ka pistona të përforcuar, një profil boshti me gunga më agresiv që del me 1000kuaj direkte nga fabrika. Së fundmi ky motor e gjeti rrugën drejt nëj Dodge Challenger Demon, dhe rezultatet janë marramëndëse.

Videoja është bërë nga Demonoly në youtube. Sa i çmendur duhet të jesh që most të të mjaftojnë 840 kuajt e Demon dhe ta kthesh atë në një Hellephant me afërsisht 950 kuaj dhe 1200NM torque në rrota. E gjithë shfaqja zhvillohet në një dyno ku shihet qartë fuqia dhe zhurma e tmerrshme që ai prodhon. Ky motor është testuar në punim me një përzjerje me 40% ethanol.

Akoma më impresionuese sesa shifrat është zhurma që Hellephanti bën. Duket si një Demon në steroide, me një supercharger të denjë për fuqinë. Vetëm shihni videon.

Share with:


protire