Një Bugatti për kuzhinën tuaj

Share with:


Ndryshe nga ç’jemi mësuar, një koncept i Bugattin e ka vendin në kuzhinë dhe jo në rrugë. Një makineri super lukzose dhe super ekskluzive mund të jetë në shtëpinë tënde tani, duke xhiruar çdo mëngjes.

Bugatti Etiron nuk është një prototip zyrtar nga Bugatti por një projekt shkollor nga studenti i quajtur Fábio Martins nga Fakulteti i arkitektures i Universitetit të Lisbonës në Portugali.

Projekti është bazuar në një ekspres Nespresso C11 Essenza të cilit më vonë i është dhënë prekja nga disajni i Bugattit. Pjesa e përparme ka ngjarë nga grila tipike e Buggati Chiron dhe butonat kanë detaje nga interiori i tij. Pamja anësore ka ngjarë nga pjesa e pasme në formë C tipike e Bugattit. Ngjyrat e përdorura gjithashtu janë të ngjashme me ato të Bugattit.

Nuk dihet gjë për prodhimin në masë të këtij ekspresi por dihen vetwm dy gjëra. Bugatti Etiron do e bëjë një kafe në kohë rekord dhe e ardhmja e Martins duket e ndritur me këto lloj disajnesh.

Share with:


protire