Është zhvilluar sot gara e fundit e një sezoni pak të mërzitshëm ndoshta por me surprisa si ajo e fitores së Max Verstappen në çmimin e madh të Spanjës.
Ndërkohë që lufta midis dy shokëve të skuadrës por edhe rivalëve më të fortë të sezonit, ish kampioni i botës Lewis Hamilton dhe kapmioni i sapo shpallur Nico Rosberg, ka qënë mëse e fortë. Gjermani madje ka rrezikuar shumë teksa ka bërë një “parakalim milimetrash” dhe shumë të rrezikshëm kundrejt Verstappen. Një parakalim i cili mund t’i kishte kushtuar shumë atij por me guxim dhe me profesionalizëm ka arritur t’ia dalë mbanë.
Kështu më në fund Hamilton i është dashur të uli kokën kësaj rradhe duke pranuar pozicionin e nën kampionit të botës.
Më poshtë mund të ndiqni videon e parakalimit të Rosberg.