Share with:


Kjo deklaratë e papritur për të gjithë vjen shumë pas kurorëzimit të tij si kampioni në fuqi i Formula 1.

31 vjeçari gjermani, arriti të linte pas shokun e tij të skuadrës dhe tashme ish-kampionin e botës Lewis Hamilton, pas një sezoni të mbushur plot me e emocione.
“Kur fitova çmimin e madh të Japonisë në Suzuka” shprehet Rosberg, “nga ky moment kur fati i titullit ishte në duart e mia, filloi presioni i madh, dhe fillova të mendoja të lija karrierën nëse shpallesha kampion bote. Mëngjesin e të Dielës në Abu Dhabi, e dija që kjo mund të ishte gara ime e fundit, dhe kjo ishte e qartë në kokën time përpara fillimit të garës.”
Ai thotë se e mori këtë vendim të Hënën, më pak se 24 orë pas fitimit të titullit. Toto Wolff, bosi i Mercedes në Formula 1, e quajti këtë veprim si të guximshëm dhe që tregon karakterin e fortë të Rosberg. Ai gjithashtu shtoi se: “Ai vendosi të largohet në majën e karrierës së tij, si kampion bote, duke realizuar ëndrrën e fëmijërisë së tij. Pastërtia e gjykimit të tij do të thotë se une e pranova vendimin e tij, menjëherë pas ai ma tha.”
Tërheqja e tij, i hap rrugën Formula 1 drejt një kampionati ndryshe dhe me surpriza të reja, ndërkohë që vendi i tij tek Mercedes, është ende vakant.

Share with:


protire