Nga Gymkhana në Elektrikhana: Audi S1 Hoonitron

Share with:


Ken Block, piloti i njohur i garave të çmendura, i cili kohët e fundit prishi ortakërinë 11 vjeçare me Ford dhe lidhi kontratë me Audi-n prezanton makinën e tij më të re “Audi S1”.

Zyrtarisht, Audi S1 E-Tron Quattro Hoonitron, mban një emër shumë të gjatë për një qëllim të vetëm, driftin. Makina elektrike e ndërtuar për Ken Block nga ortaku i tij i ri Audi, pritet të performojë në videon e tij të rradhës “Elektikhana”.
Në qoftë se ju duket e njohur, keni të drejtë, pasi Ken ka kërkuar që makina e tij e parë të frymëzohet nga “Big Gun” , Audi S1 Quattro, për të cilin entuziastët e motorsportit emocionohen aq shumë.
Krah për krahu, forma e trupit u ka përpunuar deri në detaje, Hoonitron mban siluetën e njërës prej ikonave të botës së garave të viteve ‘80. Faktikisht, ngjashmëria nuk arrin deri në detaje, koha e dizenjimit filestar dhe final të makinës ishte vetëm 4 javë, brenda të cilës duhej të modernizohej dhe elektrifikohej S1.
Anash fjalëve që entuziastët e makinave janë të indinjuar nga konvertimi i idhullit të tyre nga një makinë me djegie të brendshme, në një automjet komplet elektrik për audiencën dixhitale, priten rezultate spektakolare.
Deri tani është zbuluar vetëm fakti që Hoonitron do të ecë me anë të një motorri elektrik për çdo aks të sistemit të drejtimit me 4 rrota aktive.
Ende nuk dihet shpejtësia maksimale, koha nga 0-100 ose shifra të përkthyera në kuaj fuqi, por dihet që pesha e makinës do të jetë relativisht e ulët, kjo për shkak të prezencës së një shasie prej fibre karboni, sipas standarteve të FIA.
Kjo makinë ka shtyrë Ken t’i përshtatet një stili të ri drejtimi. Muajt e fundit pas testeve të shumta ai u shpreh:-“Jam mësuar me një rang të gjerë makinash me djegie te brendshme dhe transmisionesh”.
Rrotullimet me shpejtësi 150km/h duke u nisur direkte nga vendi, duke përdorur vetëm dorën e djathtë, përbëjnë eksperienca të reja për mua. Qëllimi ynë ishte që unë dhe makina të mësoheshim me njëri-tjetrin.

Rezultatet e lidhjes mes S1 dhe Block do të shihen pas disa muajsh në videon e tij të re Elektrikhana, ku Hoonitron do të shkruajë historinë dhe do ta çojë historinë e Gymkhana në të ardhmen.

Share with:


protire