Mercedes Benz gjithmonë ka patur një shije të veçantë për makinat offroad. G Class mbetet një nga mjetet më të afta për offroad, sidomos versionet lift nga fabrika. I tillë ishte G Class 4×4 ne katror. Një makinë e përshtatur për offroad të egër direkt nga fabrika.
Tashmë ka ardhur dhe një model tjetër, kësaj here akoma më i veçantë.
Modeli elektrik SUV i Mercedes-Benz, EQC, ka marrë një upgrade të frikshëm. Prezantohet modeli i tretë 4×4 square, pas G Classit dhe një modeli të limituar të E Classit. Ndoshta kjo është përgjigja e Mercedes kundër Cybertruck dhe Hummer EV, pasi ky EQC duket goxha serioz. Edhe pse nuk ka detaje të plota rreth tij, thuhet që ai është plot 2 cm më I lartë se G Class 4×4 square.