Share with:


Të marrësh një vendim për blerjen e një makine, kryesisht sportive, për të gjithë entuziastët, është goxha e vështirë.

Kështu për çmimin e një Volkswagen Golf GTI, mund të blesh 3 Honda Civic Type R ose 2 Renault Megane RS.
Kjo është një nga arsyet se pse shpesh shumë entuziastë rendin pas tregut të makinave të përdorura.
Për ta trajtuar më konkretisht, një VW Golf mk7 GTI me 0km kushton rreth 30.000 euro. Nga ana tjeter, një Honda Civic Type R (EP3), kushton rreth 10 mijë euro, dhe sikur e gjitha shume e mbetur prej 20.000 euro të shpenzohej me pjesë për makinën, ajo do të arrinte në nivele të cilat do të ishin të pa lejueshme për rruge publike.
Në ranstin e videos së mëposhtme, krahasimi është midis Fordit të ri Fiesta ST200, me Renaultsport Clio 182 RS Trohpy. RS Trophy, është edicion i limituar prej vetëm 500 Clio, të prodhuara vetëm për tregun Britanik, por thuhet se 50 prej tyre kanë përfunduar në tregun Sviceran. Ajo është e bazuar tek Clio 182 Cup, por me disa modifikime më shumë si përshëmbull suspensionet Sachs Remote-Reservoir dampers, sedilje Recaro etj.
Gjithsesi, në fund fare, e gjitha ngel tek zgjedhja por edhe interesat dhe kërkesat personale.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

Share with:


protire