Share with:


Pas muaj e muaj spekulimesh, më në fund vendi ynë bëhet pjesë e Google Street View!

Produkti i famshëm i Google më në fund ka bërë të aksesueshëm në Street View pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Tirana, Vlora, Shkodra, Kruja, Durrësi, Fieri, Saranda, Gjirokastra etj janë disa prej qyteteve të cilat tashmë do mund t’i shohim si kurrë më parë.
Theksi është vënë kryesisht në qytetet kryesore turistike të vëndit, rruget kryesore levizëse, dhe disa rrugë më të vogla.
Deri më sot, Shqipëria ka qënë një enigmë e bukur për të gjithë turistët, por që sot ata do munden të shuajnë një pjesë të kuriozitetit pa u nisur ende.
Diçka që bie në sy, është kontrasti i madh midis qyteteve apo vendeve të tjera të cilat i kemi parë në Google Street View, zbehtësisë masive, dhe kaosit që mbizotëron në masë në Shqipërinë tonë të dashur. Por ne shpresojmë shumë, se ky do të jetë një “ogur” i mirë për turizmin e vendin.
Pamjet vijojnë si më poshtë:

Share with:


protire