Ju prezantojmë me Mclaren Sabre, një supermakinë me plot 824 kuaj fuqi nga një V8 me 2 turbo pa ndihmën e elektricitetit. Vetëm 15 copë do të ndërtohen të cilat janë eksluzivisht për tregun amerikan, ndoshta për të konkuruar SSC apo Hennessey. Sipas Mclaren Sabre do të jetë një makinë piste dhe do të jetë në gjendje për shpejtësi deri në 355 km/h.
Të 15 makinat e kanë gjetur direkt nga një pronar, të cilët janë gjithashtu të ftuar në fabrikën e Mclaren Special Operation për ta parë progresin e prodhimit të Mclaren Sabre. Për sa i përket çmimit pritet një më i lartë se 2 milion $. Çdo Mclaren Sabre do të jetë i veçantë dhe të gjithë do të vijnë me dyer që ngrihen lart dhe një fletë e hollë që lidhet me bishtin. Motori 4.0L V8 do të jetë më i fuqishmi me djegje nga Mclaren me plot 800NM torque duke e kthyer Sabre në një nga më të shpejtat 2 vendëshe të Mclaren.