Pas dy vitesh procesesh zhvillimore dhe testimesh, Bugatti unik iu dorëzuar pronarit të vet.
La Voiture Noire do të thotë “makina e zeze”, emrin ja ka venë Jean, djali i Ettore Bugattit sipas Type 57 SC Atlantic, qe humbi gjurmët pak pas Luftës së II-të botërore. Ky mjet është një kupe minimaliste, i ngjashëm me 57 SC Atlantic, kjo falë linjave të thjeshtuara, pjesëve bazike të makinës dhe bishtit të pjesës së pasme të gjitha të reduktuara.
Inxhinierët dhe dizenjuesit e La Voiture Noire e kanë ri-imagjinuar dhe kanë zhvilluar një formë dhe stil specifik. Duke filluar nga linja e qendërzuar që duket në foto, turiri i zgjatur dhe linja të pastra në pjesën e pasme të saj. Trupi i këtij modeli të ri është punuar me fibra karboni dhe më pas i është dhënë një finiturë me shkëlqim po prej karboni. Parakolpi është integruar në trupin e makinës dhe xhami përpara shkrihet më të tjerët dhe të krijon idenë e një helmete. Nga një makine hyper sports është transformuar në një grand tourier për shkak të mungesës së linjave ndarëse që e bëjnë ketë mjet të duket si një pjesë e vetme.
La Voiture Noire nxjerr në pah detaje të jashtëzakonshme, që përfshin 25+ detaje ndriçues në secilën prej dritave kryesore, format 3D si hoje tek pjesa e kofanos janë punuar në perfeksion. Drita në pjesën e bishtit është një vijë e pandërprere dhe ky design i ri e bën bagazhin të duket si i vulosur por në të vërtete ka hapësira të vogla për ajrosje. Gjashte tubat e marmitës në pjesën e poshtme krijojnë bukur lidhjen me të gjithë strukturën.
Interieri është i bazuar tek modeli historik 57 SC Atlantic, është në ngjyrë kafe dhe aksesore prej alumini në qendër te veturës, përgjatë trupit dhe tek dyert. Kjo makinë ka disa opsione drive të cilat mund ndryshohen përmes marsheve që janë të sofistikuara dhe ngjyrë druri e lehtë.
Ky mjet u ndërtua për vetëm dy vjet nga inxhinieret e Bugattit, dhe përpara se të përdorej, secila pjese e veturës iu nënshtrua disa procedurave dhe testeve të tej zgjatura. Testet u kryen në wind tunnels, laboratore të posaçëm dhe në terren.
Për më tepër, modifikimet në trup, termodinamika, sistemi i ftohjes, gomat dhe shasia të gjitha kërkojnë koordinim perfekt në mënyre që të ketë balance. Rezultati në aerodinamikën si pasojë e zgjerimit të shasisë dhe trupit ia “super- vlejnë” për një grand tourer si ky.
Pyetja është, kush është pronari misterioz i La Voiture Noir?