Ndërkohë që katalitët janë një mënyrë shumë e mirë për të ulur emetimet e gazrave në makina, ata kanë një efekt të madh anësorë pasi kufizuar fuqinë. Makinat moderne përdorin dy katalit, një të vogël që ndiqet nga një më i madh si kryesor, por që të dy kufizojnë daljen e gazrave lirshëm duke kufizuar kshu performancën.
Kataliti i parë i vogël përdoret kur motori është i ftohtë dhe kataliti kryesor smund të veprojë akoma pa u ngrohur mirë. Problemi është që kataliti i vogël e zë vendin e tij, edhe pasi kataliti kryesor ngrohet dhe kjo është e panevojshme. Këtu hyn në lojë Koenigsegg-u.
Krijuar si patent e Koenigsegg që në 2011, e çon lojën një nivel më lart. Koncepti është goxha i thjesht, në vend që të nxjerrë gazrat nga një rrugë e vetme, ky sistem shkarkimi përdor valvula të shumta për të dërguar gazrat tek kataliti i parë para se ai kryesori të ngrohet dhe pasi ai ngrohet gazrat kalojnë direkte tëk kryesori fale një valvule bypass. Në këtë mënyrë kur kataliti është në temperaturë operacionale, gazrat kalojnë vetëm nga ai duke rritur kështu lirshmërinë e qarkullimit të gazrave. Në këtë mënyrë, sipas Koenigsegg, arrihet të kursehen 300 kuaj humbje krahasuar me konfigurimin normal.
Sigurisht ky është një shpjegim i thjeshtëzuar, shikoni video për një detajim nga kanali i youtube i Engineering Explained.