Share with:


Isht viti 2001, kur Mercedes solli në jetë modelin e ri të klasit C, modeli W203.
Dizanji dhe madhësia e saj ishin tepër provokuese për inxhinierët e AMG dhe kështu ata vendosën t’i kushtojnë pak kohë asaj.
Rezultati final erdhi një vit më vonë. Në vitin 2002, prezantohet Mercedes C32 AMG. Ajo u bë zëvendësuesja e modelit paraardhës, C43 AMG në shasin W202.
Ndryshe nga “babai”, C32 ishte i pajisur me një motorr me cilindratë më të vogel, 3199 cm3 kundrejt 4266 cm3.
6 pistonat janë të pozicionuar ne formë V, dhe me ndihmën e një supercharger-i (kompresori) i prodhuar nga kompania japoneze IHI, ky motorr arrin të prodhojë 354 kuaj fuqi me një presion prej 0.99 bar. Ky motorr prodhon 400 Nm torque nga 2200 rpm në 6100 rpm. Por e gjithë kjo nuk është arritur vetem nga vendosja e një supercharger-i. C32 AMG, është i pajisur me një kollodok të ndryshëm nga ai i zakonshmi, bjella dhe pistona, pompë të re vaji me kapacitet 70 përqind më të lartë, boshte me gunga më të lehtë, gjithashtu edhe susta valvulash më të forta.

13117457925_fc2a325bdd_k

Për shumë entuziastë kambio manuale është detaji më perfekt që mund të ketë një makinë e atyre viteve. Por inxhinieret e AMG i dhanë tepër përparësi kambios automatike të re për kohen me 5 marshe. 35% më e shpejtë, kjo kambio duket si iu përshtat shumë mirë makinës, duke e bërë C32 AMG, një nga makinat më unike të periudhës së vet. Nëqoftëse e gjithë kjo nuk mjafton, atë fillon në punë përdorimi i butonit të ESP. Sigurisht, sistemi ESP duhet fikur, por ndërkohë kujdesi duhet të jetë edhe më i madh sepse kjo makinë, nuk ësht C class i zakonshëm që jemi mësuar të shohim. Por gjithsesi sipas ekspertëve, kjo makinë është lehtësisht e kontrollueshme.

0293455025005

0-100km/h arrihet në rreth 5.2 sekonda, dhe është i njëjtë edhe tek SLK32 AMG, pavarsisht së SLK ësht rreth 140 kg më e lehtë. Por sipas AMG, 100 km/h mund të arrihen edhe për më pak se 5.2 sekonda. E gjitha varet nga aftësia e shoferit për të përballuar akselerimin e makines. Kurse nga 0 ne 200km/h, C32 i duhen 18.6 sekonda. Shpejtësia maksimalë është e limituar elektronikisht në 250km/h, por disa ndrsyhime të vogla, mund t’a bëjnë atë të mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej rreth 285km/h. Konsumi mesatar i karburantit rrotullohet afer 11l/km, një shifër goxha e mirë për kategorinë e makinave në të cilën ajo bën pjesë.
Në kthesa, kjo makinë na kujton se është shumë ndryshe nga modelet “binjake” të saj. Makinës i është minimizuar bodyroll. Understeer dhe oversteer natyrisht janë të pranishme me këtë makinë, por sistemi ESP e bën punën shumë mirë duke mos e lejuar makinën të humbi fërkimin.
Në brendësi, nuk ka asgjë (për kohën) që kësaj makine i mungon. Sallon lëkure, navigator, klimatizator, sistem audio Bose me 10 speaker etj.
15 vite më vonë kjo makinë është lënë në hije paksa, duke patur parasysh që në të njëjtën kohë, Audi dhe BMW debutuan me modelet e tyre që ende sot kujtohen lehtë. Respektivisht, S4 dhe RS, dhe M3 e E36 per BMW. Makina të cilat në fakt, u segmentuan diku tjetër, ndryshe nga C32 AMG i cili mbajti një pozicion më “serioz” dhe “zyrtar” në treg.

0293455025006

Në vitin 2002, kjo makinë mbante një cmim bazë prej $50,545, relativisht e shtrenjtë, por praktikisht e lirë duke patur parasysh çmimet e përgjithshme të Mercedes. Në këtë kohë, E55 dhe E63 AMG kushtonin mbi $70.000.
Sot, ne vitin 2016, një C32 AMG, e blerë në dyqan (jo e shitur nga individë) dhe me më pak se 150.000km, kushton rreth $14.500 (ose €13.000).

 

Save

Save

Share with:


protire