Ky mjet është ndërtuar mbi shasinë e një prej pick-up-ëve më të vlerësuar për 2021, RAM 1500 TRX. Nga fabrika, kjo kamionçinë e orientuar drejt performancës, del me një motorr V8, 6.2 litra me kompresor, që gjeneron 702bhp dhe 880nm forcë spërdredhëse dhe me një transmision automatik me 8 shpejtësi në formatin 4 wheel drive permanent, pra me të katërta aktive gjatë tërë kohës.
Por kjo nuk ja ka mbushur syrin siç duket ekipit të Hennessey dhe ata e kanë modifikuar RAM-in në MAMOOTH 1000!
Modifikimet fillojnë që tek kompresori i përmirësuar, pulexhot(pulley-t) e perforcuara, kolektorët e shkarkos prej çeliku, dhe komponentë të sistemit të marmitës që mundësojnë intensitet të lartë shkarkimi e deri tek map-i i ri-kalibruar HPE(Hennessey Performance). Kjo bën të mundur që fuqia të kërcejë në 1012 bhp dhe 1313nm torque!
MAMOOTH OFFROAD STAGE 1 është paketa e përmirësuar e sistemit të përçimit të fuqisë e cila vjen gjithashtu dhe me një lift prej 6.5 cm, parakolp më të egër me ndriçim LED të inkorporuar, disqe 20″ dhe goma offroadi 35″ e gjithashtu një kit për nivelimin e suspencionit të përparmë. Paketa gjithashtu përfshin edhe upgrade të tjera si pedana anësore elektrike dhe mbulesë elektrike për pjesën e karrocerisë.
E gjithë vlera për të blerë MAMOOTH 1000, së bashku me një garanci 2 vjeçare ose 38000 km është plot 135,350$!
“RAM 1500 TRX është tepër argëtues në formën e tij stock, por unë gjithmonë kërkoj të pazakontën,” thotë John Hennessey, CEO dhe themeluesi i HPE. “Përmirësimet e MAMOOTH 1000 e transformojnë në mënyrë radikale këtë pick-up, në një mjet shumë të fuqishëm, tepër estetik e padyshim unik.”- vazhdon ai.
Për modelin e vitit 2021, MAMOOTH 1000 do të jetë i limituar, në vetëm 200 mjete të prodhuar dhe çdo kamionçinë do të pajiset me numrin unik serial.
Një MAMOOTH 1000 e bën 0-100 për 3.2 sekonda dhe e përshkon 1/4 e miljes pra 402 metra për 11.4 sekonda në një shpejtësi prej 193 km/h.
Jepni mendimin tuaj për këtë monster në komente!