Fillimisht gjigandi gjerman Daimler i dërgoi një letër 800,000 pronarëve të Mercedes për ti paraprirë fataliteteve dhe për tu shpjeguar se tërheqja e këtyre modeleve nga fabrika është e pamundur, për arsye të mungesës së pjesëve problematike në këtë moment, por në momentin e parë që ato do të bëhen të disponueshme, do të marrin një njoftim të dytë.
Ndërkohë, modelet e rrezikuara rekomandohet të mos përdoren si zakonisht, dhe të drejtohen me kujdes.
Lajmi konfirmohet nga Mercedes, defekti në fjalë është rrjedhje në pompën e ftohësit, që mund të çojë në mbi nxehjen e pjesëve rreth e qark.
Çdo pronar i një automjeti që shfaq këto shenja, duket të kontaktojë me servisin më të afërt të Mercedes.
Modelet e prekura janë: GLE/GLS (w167),
C-Class (w205), E-Class (w213), S-Class (w222), S-Class (w223), E-Class Coupe/ Convertible (w238), GLC (w253), CLS (w257) dhe G-Class (w463), deklaroi Mercedes.