Shikoni disa nga garat mes japonezeve dhe gjigandëve si Porsche, Lamborghini, Mclaren në Super GT e viteve 90′.
Përpara se garat japoneze të Super GT të merrnin kte emër ato quheshin JGTC ose gjatë Japan Grand Touring Car Championship. Filluan në 1993 dhe ofronin disa nga beteja më legjendare që mbahen mend edhe sot.
Sezoni i vitit 1999 ishte një nga më interesantët në historinë e JGTC, pasi përfshiu një pjesë jo të vogël të makinave të garave që tani janë legjenda JDM.
Fushëbeteja përfshinte shumë Supra Mk4, Acura NSX dhe R34 Skyline GT-R. Dhe për shkak se kishte disa kategori të ndryshme, makina si Nissan Silvia, Toyota MR2 dhe Trueno gjithashtu mund të merrnin pjesë dhe të luftonin për fitore.
Sigurisht, magjia e JGTC ishte shumëllojshmëriae makinave që garonin tek ajo. Përballë përbindëshave të ndërtuar në Japoni ishin makina si McLaren F1, Lamborghini Diablo, Dodge Viper apo Porsche 911. Ku tjetër mund të shihni një Skyline GT-R të shkonte kokë më kokë me një McLaren F1?
Nëse jeni adhurues të makinave të garave të atyre viteve, që sigurisht që jeni, ju ftojmë të ndiqni videon e postuar nga kanali zyrtar i Super GT në youtube.