No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Supermakinat kanë avancuar shumë që nga koha kur SLR Mclaren doli. Në vitet e saj, falë bashkëpunimit Mercedes Benz dhe Mclaren, SLR Mclaren me 617 kuaj ishte një nga makinat më të frikshme, dhe akoma është. Por avancimi i kamiove automatike dhe sistemeve launch control ndihmojnë shumë në arritjen e shpejtësive në kohën e duhur, ndaj SLR Mclaren has goxha vështirësi.

Në këtë video do të shihni Mclaren-in më të dobët modern, një 540C, që ka vetëm 533 kuaj dhe 540NM torque. Shifra kto plot 84 kuaj dhe 240NM më të vogla se ato të SLR me V8 Supercharger dominuese që ka. Edhe pse më shumë fuqi, teknologjia e vjetër dhe pesha e madhe e SLR nuk e lejojnë të marrë një fitore. 3 raunde janë dashur që shoferi i SLR të kuptojë që skishte shanc me një supermakinë moderne si 540C. Në raundin final SLR arrin të niset me një launch perfekt, por përsëri nuk arrin të fitojë.

E njëjta gjë ndodh dhe në një garë rolling, tek e cila edhe pse me 100km/h, SLR ka vështirësi që ta shfrytëzoi gjithë fuqinë e vetë tek rrotat. Në garën e frenimit, sërisht 540C triumfon, një garë e pashpresë për SLR Mclaren.

Share with: