Share with:


Historia e legjendës, dhe një nga makinave më ikonë të BMW, M3 E46. M3 E30 mund të jetë një nga makinat M me më shumë vëmendje dhe pa faj, por edhe M3 i gjeneratës së tretë ja vlen për tu festuar. M3 parapriu gjithë modelet M që do vinin nga BMW në të ardhmen, si dhe erdhi si një pasuese mëse e denjë e E30.

Formula e M3 apo dhe M4 si një M3 coupe tani, është e thjeshtë. Marrim një seria 3 të thjeshtë, i përmirësojmë në ekstrem sistemin e drejtimit dhe mbajtjes së kthesave, i hedhim motorin më të mirë të BMW nën kofano dhe një bodykit për ta kompletuar. E njëjtë formulë vlen dhe për E36, por tek E46 çdo gjë i kaloi pritshmëritë.

Në filmin e shkurtër e lëshuar nga kanali i BMW në youtube, BMW vë në dukje dhe M3 CSL versionin më perfekt të M3 E46. Makina e cila vendosi një kohë prej 7:50 në Nurburgring, një kohë që bënte të qanin shumë makina të asaj kohe, duke u pasuar më vonë nga M4 GTS me kohën 7:28.

Vetëm 80,000 M3 E46 u shitën dhe adhuruesit e makinave shpresojnë që çmimet e tyre në të ardhmen mos të kapin shifra siç ndodhi me E30.

Share with:


protire