Lajme të mira ka nga Mazda teksa vitin që vjen do godasin tregun me një Mazda 3 të përmirësuar, sidomos për sa i përket fuqisë. Mazda Mexico e ka bërë zbulimin e Mazda 3 Turbo këtë javë, teksa pritet dhe zbulimi nga Mazda USA për detajet e performancës.
Atëherë ka dy lajme, një të keq dhe një të mirë. I miri është se Mazda 3 Turbo do të vijë me më shumë kuaj dhe torque sesa ishte parashikur ndërsa lajmi i keq është se nuk do ketë version manual.
Njësoj si versioni meksikan, ai amerikan do të jetë i fuqizuar nga një 2.5L Turbo 4 cilindra në linjë, motor i cili përdor edhe tek Mazda 6 dhe CX-5. Prodhon 250 kuaj dhe 430 NM torque në benzinë 93 oktanshe. Kompania shprehet se motori është ndërtuar që të përcjellë ndjesinë e vërtetë të të ngarit tek shoferi.
Fuqia transmetohet në rrota nëpërmjet një kamio automatike me 6 marsha dhe vjen standart me të katërta gomat aktive me sistemin i-Activ. Mazda do të vazhdojë të ofrojë version manual për Mazda 3 2.5L NA sipas burimeve të Road & Track.
Për sa i përket opsioneve, versioni Turbo do mund të ketë disa përfitime ndryshe. Këtu përfshihet një sistem audio me 12 bokse nga Bose, hyrje pa çelës, head-up display, cruise control si dhe monitorim i pikave të verbëra. Do të ketë disqë alumini 18′, një badge “Turbo” dhe marmita më të gjera. Disa opsione ekstra do të jenë sistemi i navigimit, sedilje lëkure, një bisht të zi dhe disa opsione shtesë sigurie.
Pritet që Mazda 3 Turbo të jetë në treg në fund të vitit si hatchback ose sedan. Edhe pse çmimi nuk është bërë ende i ditur pritet diku në rrezen e 30,000$. Jo keq për çfarë ofrohet.