Porsche thotë se 911 do të mbajë motorin e saj me djegie, por 80% e makinave ne shitje do të jenë elektrike deri në vitin 2030
Porsche po përgatitet për të ardhmen tërësisht elektrike, por makina e saj më e famshme do ta mbajë motorin e saj me djegie për aq kohë sa të jetë e mundur.
Macan do të jetë i pari që do të “elektrifikohet”, i ndjekur nga 718 Boxster dhe Cayman, dhe më pas Cayenne, sipas menaxherit të lartë të Porsche, Karl Dums.
“Strategjia jonë në radhë të parë është kalimi në lëvizshmërinë elektrike dhe ne do të prodhojmë 911 për aq kohë sa të jetë e mundur me një motor me djegie,” tha Dums.
Kjo mund të nënkuptojë se ndërkohe qe shumica dërrmuese e makinave në një dekadë do të jenë plotësisht elektrike, ne mund të shohim ende makina të reja me performancë të lartë dhe luksoze të prodhuara, që punojnë me një karburant që prodhuesit pretendojnë se është neutral ndaj karbonit për t’u prodhuar dhe përdorur.