Kohët e fundit ka patur shumë thashetheme lidhur me të ardhmen e Bugatti-t. A do e shesë VW? Apo tashmë vëmendja është tek përsosmëria e tij? Këto pyetje kanë mbetur akoma pa përgjigje, por Bugatti krijoi një të re tashmë. Në fillim të kësaj jave, kompania testoi një supermakinë misterioze piste që kishte dritat e pasme në formë të çuditshme X, teksa fotot spiune smund të mungonin kur ajo u testua në pistën e Paul Ricard në Francë.
Edhe pse ajo është e mbuluar në kamoflazh, asgjë smund ti fshehi format e saj aliene. Forma e maskarinos tipike të Bugattit ka mbetur, vetëm se gjithçka tjetër është ekstreme me një hundë të zhvendosur sa më afër tokës dhe disa bishte të çmendura. Në tavan ka një çarje gjigande ajri që më siguri ushqen me ajër 4 turbot të një motori 8.0l W16 në pjesën e pasme të makinës.
Si përpara dhe prapa makina ka një formë me majë, me një velë peshkaqeni që kalon nga mesi tek pjesa e pasme dhe lidhet me bishtin nga të dyja anët e pjesës së pasme. Një dizajn që është vërtet i vështir dhe për tu shpjeguar, por mjaftueshëm i dukshëm për të kuptuar që do të jetë një përbindësh piste.
Bugatti gjithashtu postoi një teaser misterioz pas thashethemeve dhe fotove spiune dhe bëri të ditur që gjithçka do bëhet e ditur më datë 28 tetor, pra 3 ditë nga sot. Ai ka vendosur një cover me numrin 0,67 të cilit nuk ja kemi gjetur kuptimin.