Bugatti i parë 10 milion $ vjen në 2022! Vetëm 10 makina në të gjithë botën.

Share with:


Bugatti i parë 10 milion $ vjen në 2022! Me vetëm 10 makina në të gjithë botën.

Prototipi Bugatti Centodieci ka përfunduar testin wind tunnel dhe do të dalë vitin tjetër. Testi wind tunnel konsiston në një helikë me fuqi 9300hp e cila gjeneron erë më të fortë se uraganet, dhe ky është një nga testet aerodinamike më intensive që iu bëhet makinave.
Centodieci fuqizohet nga një motor 8.0L W16 dhe ka një output prej 1,600PS. Temperatura e motorit varet nga kanalet e ajrimit në anët e makinës, të cilat furnizojnë me ajër motorin dhe ftohësin e kambios.
Centodieci i dedikohet makinës legjendare EB 110, makina super-sport e vitit 1990 prej karboni e cila kishte nje motor V12 me 550 PS dhe shpejtesi prej 350km/h.
Modeli ka një dizajn te sheshtë në pjesën para dhe vazhdon si në forme patkoi në pjesën e pasme për te siguruar që ajri të lëvizë në tjetër formë se te makinat Chiron ose Divot të Bugattit. Teste të tjera janë bëre para se makina ti nënshtrohej testeve të shpejtësisë dhe testet nëpër rruge.
Boshtet që transmetojnë fuqinë nga kambio tek motori çmontohen kur makina testohet, në mënyre që të shmanget transferimi i forcave të jashtme në trup të makinës. Më pas mjeti fiksohen në katër pika tek pjesa e poshtme e trupit dhe lartësia varion nga planet dhe koha për testim.
Centodieci do të jetë i limituar në vetëm 10 prototipa, të cilët janë shitur të gjithë me çmimin 8 milion euro. Makina e pare do të dale në 2022-shin.
Nese do te kishit deshire, dhe xhepin per ta blere kte hyper makine mos u lodhni sepse te 10 modelet jane te shitura.

Share with:


protire