BUGATTI CHIRON PUR SPORT DHE DRIFTI “C”

Share with:


Pista është gati. Me teknologjinë fantastike 1500 PS dhe 1600 Nm , all-Wheel-drive , Bugatti Chiron Pur Sport qëndron në pritje, gati për të ekzekutuar një drift preciz dhe tërësisht të kontrolluar, manovër kjo nëpërmjet të cilës makina do të “shkruajë” në asfalt gërmën “C”. Me karakteristikat më të avancuara të momentit, që I japin fuqi, dinamikë, performancë, Bugatti krijoi një version të Chiron i cili mund të performojë me ashpërsi, finesë dhe lehtësi edhe në kushte ekstreme.

Pse u zgjodh shkronja ‘C’ për këtë manovër? Sepse ka qenë forma qendrore e dizajnit për Bugattin që nga viti 1920. Forma tipike “C” u krijua nga Jean Bugatti, për të zgjatur siluetën e makinës, njëkohësisht duke i dhënë një formë që jep përshtypjen e lëvizjes. Me kalimin e viteve, linja anësore C është modernizuar dhe funksionalizuar,dhe së fundmi është përdorur për të rritur ventilimin në modelet ikonë të cilindrave W16 të BUGATTI.

Share with:


protire