Në gjeneratën e pestë të E Classs , BRABUS mori W213 63s AMG duke e modifikuar si nga ana aerodinamike por dhe mekanike duke e cuar fuqin në afro 800hp.
Sot me gjeneratën e gjashtë BRABUS vjen përsëri me Brabus 800 ku gjithashtu ka 3 vite garanci/62.000 milje ose 100.000km.
Për të qënë më korrekt me shifrat, Brabus 800 do të ketë plot 788hp dhe 1000Nm. Nuk mund ta imagjinojmë se cfarë launch control mund të ketë, ajo forcë që të tërheq pas sediljes.
Gjithashtu mos humbisni: BRABUS ROCKET 900 ME BAZËN E MERCEDES-AMG GT63S
Cfarë teknikët e Brabus kanë bërë janë dy turbo POWEREXTRA B40S-400 të cilat janë specifikisht për kete model 800 ku gjithashtu është e lidhur me një map të ri në ECU dhe marmitë e plotë sportive.
Këto modifikime përvec rritjes së fuqisë kanë mundur që 0-100 të jetë 3 sekonda, 0.4 sekonda më shpejt se sa ajo nga fabrika me 604hp.
Mund të mos jenë shumë 0.4 sekonda kur ti i dëgjon në fillim, por kur përballesh në një pistë drag dhe ti do të jesh I pari, ato 0.4 sekonda janë të barabarta me disa metra distancë me kundërshtarin.
Shpejtësia maksimale është e limituar në 186 mph ose 300kph.
Përvec këtyre modifikimeve Brabus ka dhe paketën aerodinamike ku janë pjesë të ndryshme të parakolpit, mbrapakolpit, bisht karboni , disqe 21 inch dhe amortizimi është programuar për ta ulur makinën me 10 deri ne 20mm kjo varet nga drive mode që ti e lë makinën.
Interiori gjithashtu ka pësuar disa ndryshime si pedalet e marshit më të mëdha, cdo pjesë të mundshme në lekure napa,alcantara dhe karbon.
Nëse ju e keni mundësin dhe doni që E63 AMG juaj të jetë akoma dhe më I vecantë Brabus 800 ësht% perfekt për ju.