BMW M5 CS është akoma në fazën e prototipit, por inxhinierët po punojnë fort për ta kthyer atë në një bishë performance. Sigurisht ajo është testuar gjithashtu nga ekspertët për të parë si performon në pistë dhe rezultatet janë marramëndëse.
Edhe M5 standarte është goxha e shpejtë, duke përmendur faktin që është një sedan i rëndë dhe luksoz dhe kur nuk mund ta krahasojmë më nje makinë të dedikuar për pistë. Por M5 CS nga ana tjetër, është nivel tjetër. Shembull konkret është ky, ku BMW M5 CS vendosi një kohë prej 1:31.88 sekonda në pistën Lausitzring, në të cilën një nga makinat më të mira për pistë, Porsche 991 911 GT3 vendosi kohën prej 1:32.00. Pra M5 CS e kalon me disa të qindëtat.
Kohë të krahasueshme me atë të M5 CS janë gjithashtu ato të Audi R8 V10 dhe Jaguar Project 8, çfarë dmth që BMW M5 CS nuk është shaka kur vjen fjala për pistë.