…116.000 £
Po, sic e lexuat, BMW M3 CS tërësisht i ri kushton rreth 116,000 £. 115,990 £, për të qenë të saktë, duke e bërë atë mbi 33,000 £ më të shtrenjtë se një M3 xDrive Competition normal.
Krahasuar me “kushërirën” e kësaj makine coupe, të dyja makinat kanë të njëjtën fuqi – 542 kuaj fuqi, një rritje e konsiderueshme mbi shifrën e stokut prej 503 kuajfuqish për twin-turbon straight-six. Rritja është falë heqjes se pengesave të menaxhimit të motorit dhe rritjes së presionit të turbos.
Dallimi i madh midis dy makinave – me përjashtim të stilit të trupit – është se CS vjen me konfigurimin e BMW xDrive me 4WD. Kjo do të thotë se M3 është shumë më i shpejtë, fale x-Drive ky model kap një kohë 0-62 mph prej 3.4 sekondash, që është 33% më mirë se CSL. Shpejtësia maksimale ndërkohë është e kufizuar në mënyrë elektronike në 302 km/orë.
Ashtu si te M3 e rregullt, ka një tavan me fibër karboni, front spliter, hyrje aerodinamike të ajrit perpara, kapakë pasqyrash karbon, difuzorë të pasmë dhe spoiler të pasëm karboni. Brenda ka akoma më shumë karbon, i përdorur për tastierën qendrore, pedalet e timonit dhe sediljet sportive. Kombinuar me një silenciator të pasmë prej titani. Këto ndryshime i japin M3 CS një reduktim të peshës prej 20 kg.