E njohur më shumë nga garat, apo edhe nga ekspozitat miliona dollarshe të makinave klasike dhe jo vetëm, BMW M1, është nga makinat më të rralla të markës.
M1, është prodhuar nga viti 1978 deri në vitin 1981, në vetëm 456 makina gjithsej. Të gjitha këto, të paisura me motorrin 3.4 liter me 6 cilindra me ITB (independent throttle body), e aftë të prodhojë 273 kuaj fuqi.
E dizenjuar nga Giorgetto Giugiaro, versioni i modifikuar për gara i saj, i quajtur M1 Pro Car, debutoi vetëm në dy sezoni, ato të viteve 1979-1980 duke e bërë atë mjaftueshme të rallë për t’u mbajtur mend gjatë.
Në vitin 1982, prodhimi i M1 mbaroi, dhe Peter Gartemann, pronari i dealer-it gjerman të BMW i quajtur AHG, mendoi t’i jepte akoma më shumë vlerë kësaj makine duke krijuar një version rruge të saj, unike në dizanj, bazuar tek modeli i garave Pro Car. Modeli në fjalë veç të tjerave, përfshinte suspensione garash, disqe BBS, më tepër fuqi, 350 nga 273, freksion garash dhe një sistem i ri marmite.
Disa dekada më pas, një e tillë kushton mbi $600.000, dhe 1 nga 10 gjithsesj të tilla, mund t’a shihni në videon e mëposhtme:
Ndërsa kjo është BMW M1 Pro Car: