No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

BMW I7 ,Seria 7 me e fuqishme e prodhuar ndonjehere.

bmw i7 conceptbmw i7 conceptbmw i7 conceptbmw i7 concept

Share with:


Gjatë vitit 2020 BMW konfirmoi se në gjeneratën e re të Seria7 do jetë dhe një variant komplet elektrik. Përveç kësaj, për herë të parë në historinë e BMW, modeli elektrik nuk do të quhet seria 7 dhe nje numer ose 7 shkrim për kapacitetin ose fuqinë por thjeshtë I7. Fatkeqësisht BMW nuk ka nxjerrë shumë detaje rreth i7 por kjo makinë do të jetë një përgjigjje për prodhuesin tjetër Bavarez, Mercedes me modelin e tyre EQS. Aktualisht seria7 më e fuqishme është M760i xDrive me 600hp dhe 627NM nga një V12 6.6Litra TwinTurbo.
Ajo çfarë dimë është se për BMW i7 kanë filluar testimet në rrugë me prototipin dhe gjithashtu sipas AUTO BILD, I7 do jetë seria7 me e fuqishme e prodhuar ndonjëherë duke prodhuar plot 650hp. Kur përmendëm EQS e kishim fjalën për variantin AMG të saj.
Për I7 bateria e saj 120kWh mendohet që të përshkojë rreth 434 milje ose afro 700km, e cila është shumë mahnitëse për një veturë super luksoze. Përveç variantit super luksoz, BMW aktualisht, pervec I7, është në projektim dhe të një modeli më të vogël dhe praktik të një veture e cila do quhet i4 dhe me shume mundësi do pershkojë me një karikim rreth 300milje ose 482km dhe të ketë rreth 500-550hp.
Gjitashtu sipas AUTOBILD, BMW ka ndryshuar design komplet nga modelet e saj me djegie të brendshme duke qenë më këndore, siç mund të kemi parë nga fotot e kapura të i7 dhe grila e madhe që u prezantua për serinë 4 dhe 3, disqe aerodinamike dhe detaje blu siç mund të jenë dhe tek i7.
Përveç design të ri që ka gjenerata e makinave elektrike të BMW, edhe nga ana teknologjike do të jetë me një sistem shumë të avancuar autonomie meqenese në fotografitë e kapura duken qartë shumë sensorë që përshkojnë të gjithë makinën.
BMW i7 mendohet të prezantohet në 2022 dhe do jetë në shitje si model i 2023, por BMW mendon që të nxjerrë një veturë të re komplet elektrike në fund të 2021.

Share with: