BMW 3.0 CSL – Rikthimi i një ikone

Share with:


BMW sapo ka publikuar versionin e ri të makinës-ikonë “3.0 CSL” të ri-modeluar dhe përshtatur për shekullin e ri.

2022 është një vit i veçantë për BMW, pasi shënon 50 vjetorin e serisë “M”. Sot kemi një lajm të mirë për fansat e Batmobile – për të festuar përvjetorin, BMW sapo ka rikthyer 3.0 CSL. Origjinalja është një nga makinat më ikonike nga historia e motosportit të markës, që përfaqëson më së miri filozofinë e linjës M të BMW.

Së fundmi, skuadra e dizajnit dhe stilit të BMW-së është kritikuar për disa stile, që le të themi… janë të diskutueshme. Megjithatë, këtë herë, ne jemi të gjithë të kënaqur me modelin modern të 3.0 CSL për makinën ikonike të garave të viteve ’70.

M4 shërben si bazë për këtë model të ri por, gjithashtu, origjinalit i janë shtuar disa elemente të tjera, të tilla si ngjyrat klasike të garave, një grilë e pjerrët, e ridizenjuar dhe e zgjatur, me konture prej alumini dhe vrima të thjeshta rrethore. Pjesa e përparme e trupit na kujton makinën origjinale të garave. Madje ka edhe drita të verdha të cilat i referohen makinave të garave GT kur makina është e hapur dhe kur dritat e ulëta dhe të gjata janë të aktivizuara.

Batmobili i rilindur i BMW-së nuk do të ishte i plotë, natyrisht, pa ciftin e krahëve të dalë në çati dhe në pjesën e pasme të makinës. Modelit i shtohen gjithashtu bodykit-i i gjithanshëm dhe kornizimet retro prej alumini saten, që rrethojnë dritaret të stampuara me logon e BMW.

Makina qëndron mbi disqet e aluminit, të punuara me flori, me përmasa 20 inç në pjesën e përparme, dhe 21 inç në pjesën e pasme. Këto të fundit kanë kapje në qendër dhe të pajisura me goma Michelin, të prodhuara posaçërisht për 3.0 CSL dhe të stampuara me numrin 50, që lidhet me përvjetorin M të BMW.

BMW 3.0 CSL ka motorin më të fuqishëm me gjashtë pistona të drejtë të parë ndonjëherë në një makinë M të ligjshme për rrugë. Origjinali ishte një thyerje rekord në vetvete, me një fuqi prej 203 kuaj fuqi, duke e bërë atë BMW-në më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë në atë kohë. Sot, dy turbo prodhojnë 552 kuaj fuqi, që transmetohen te rrotat e pasme me një kambio manuale me gjashtë shpejtësi. Sa për efekt krahasimi, M4 i rregullt ka një fuqi prej ‘vetëm’ 503 kuaj fuqi, kjo madje në versionin competition.

Shasia e 3.0 CSL ka pasur një ripunim : sistemi i amortizimit para me shpatull me 2 kapje dhe sistemi i pasëm me 5 akse te ndarë. Kjo ndihmon dhe sistemin e BMW M suspension për ndryshimin e fortësisë së amortizimit. 3.0 CSL ka si standard frena karboni-qeramike, me nofulla me gjashtë pistona dhe disqe t5 400 mm përpara, dhe nofulla me një piston me disqe 380 mm në pjesën e pasme. Sistemi M Traction Control ofron gjithashtu dhjetë faza të konfigurimit për të rregulluar harduerin e shasisë.

Interiori është i veshur me alcantara të zezë, me sedilje sportive me fibër karboni dhe një marsh me kokë të bardhë. Çdo makinë ka numrin e saj të prodhimit të shfaqur në panelin e kontrollit. Vetëm 50 modele të 3.0 CSL do të dalin në shitje, por BMW nuk ka zbuluar se sa prej tyre do të prodhohen me timonin e djathtë për tregun në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk do të habiteshim po të shihnim një çmim mbi 200’000 £.

Share with:


protire