Audi bëri publik planet këtë javë për prodhimin e ardhshëm të versionit të tyre elektrik të makinave sportive, e-tron GT me 4 dyer. Ai është i bazuar në të njëjtën platform me Porsche Taycan, dhe përdor 2 motorë elekrik, nga një për çdo aks. Këto dy motorë prodhojnë së bashku 637 kuaj dhe 830NM torque që e çojnë në 100km/h për 3.5s.
Audi thotë që që Taycan dhe RS E-Tron ndryshojnë nga njëri tjetri në pothuajse çdo gjë kryesore përfshirë këtu shasinë, motorin, sunspesionin, drejtimin etj. Falë montimit të baterive në pjesën e poshtme, ai ka një qëndër graviteti më të ulet se Audi R8. Amortizimi i RS E-Tron është me ajër i adaptueshëm në varësi të ngarjes dhe disqet mund të merren 19’,20’ dhe 21’. Metoda e frenimit është opsionale: tamburë normal çeliku, disqe çeliku me veshje tungsten carbide, si dhe ato me qeramike dhe karbon. Një opsion tjetër i shtrenjtë është kthimi I rrotave të pasme për prakticitet dhe qëndrueshmëri në kthesa.
Për tani vetëm një concept është bërë public dhe fotot janë të bazuar në spiunime me kamoflazh por na japin një ide të përafërt rreth RS E-Tron.