No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbreme në aksin Lezhë-Shkodër ku janë aksidentuar një makinë të tipi Mercedes Benz W202 dhe një kamjon transporti.
Sipas pamjeve duket se shoferi që po ngiste W202 ishte tej normave të shpejtësis e duke mos pasur kohe mjaftueshëm për të frenuar e duke u futur në pjesën e aksit të mbrapëm të kamionit.
Në veturë ishin dy persona dhe fatkeqsisht shoferi Eduard Grishaj nuk ka mundur ti mbietojë përplasjes fatale.

Por për tu zbardhur ngjarja duhet gërmuar me tej pasi përvec shpejtësis së lart mund të kenë qënë edhe faktor të tjerë.

Së pari infrastruktura rrugore që e dimë të gjith është sa për të thënë që kemi rrugë pa sinjalistikë apo dhe ndricim minimal.
Vetura duhet të egzaminohet në sistemin e frenimit dhe gomat.

Ne insistojmë që të gjithë ndjeksat tanë të jenë të kujdesshëm në rrugë dhe të kontrollojnë vazhdimisht sistemin e frenimit e gjithashtu gomat, pasi ato pak sekonda apo metra mund të shpëtojnë jetën tuaj por edhe të një qytetari tjetër.

Share with: