E keni pyteur ndonjëherë veten a harxhohet karburanti kur jemi në dishezë?
Në mjetet e prodhuara pas viteve 1990 që janë të pajisur me një sistem ushqimi elektrik të kontrolluar nga një (ECU) kompjuter i motorit kemi një opsion që quhet (deceleration fuel-cut) ECU në llogjikën e vet dallon kur ne e kemi lëshuar gazin e makinës plotësisht dhe vendos në funksion hartën e (Deceleration fuel-cut) që do të thotë (ndërprerja e karburantit në lëshimin e plotë të gazit).
Kur makina është në dishezë dhe e mbajm në marsh inertësia që vjen nga pesha e mjetit tek kambio nëpërmjet gomave ëeshtë më e madhe se forca që krijon motori, si pasojë motori nuk ka nevojë për karburant që të qëndrojë i ndezur por i merr rotullimet nga kambio, ky fenomen na ndihmon për kursimin e karburantit por dhe atë të frenave sepse motori mban të frenuar mjetin, gjithashtu kemi dhe më shume kontroll gjatë ngarjes në dishezë.
Në disa shtete të Amerikes dënohesh me gjobë kur e vendos makinën në pozicionin NEUTRAL gjatë ngarjes në dishezë, nuk bëhët për arsye kursimi të karburantit por për cështje sigurie, nëqoftëse do e vendosim makinën në Neutral duke zbritur llogaranë përshëmbull inertësia qe krijon pesha e mjetit do të jetë më e madhe se kapaciteti që ka sistemi frenimit për te ndaluar mjetin në një distancë aq të gjatë sa zbritja e llogarasë, prandaj mjetet eprodhuara pas viteve 90” kanë të programuar (Deceleration Fuel-Cut) që ne dishezë motorri të ndihmojë në frenimin e mjetit nëpërmjet frenimit te motorrit ose (Engine braking) dhe të uli konsumin e karburantit në të njëjtën kohe sepse nqs do e vendosim mjetin në NEUTRAL gjatë zbritjes motori do ketë nevojë për karburant që te qëndrojë i ndezur.