Share with:


Të gjithë e kemi pare design e ri që ka pasuar BMW me serinë 3 dhe 4 ku bie shumë në sy grila e madhe vertkale. Të gjithë kompanitë e makinave e kanë pasur si trend këto vitet e fundit grilën e madhe por ndryshimi ka qën shumë herë më gradual se sa BMW. Gjë që solli shumë njerëz ti duket e cuditshme tek një BMW . Pëlqejeni apo jo kjo grilë e re tek BMW do vazhdoj të jetë për një kohë të gjatë madje do të implementohet në shumë modele të ardhshme ku vlene të permendet dhe variantet elektrik.

Në një intervistë për Autocar, drejtorët ekzekutiv të design për BMW, Adrian van Hooydonk dhe Domagoj Dukec I kanë kthyer përgjigje duke mbrojtur punën e tyre duke theksuar se gjithë kjo zhurmë që është krijuar për design të ri tregon se kanë qën të sukseshem me shitjet dhe ka bërë që produkti I tyre të jetë komplet ndryshe nga cdo gjë që është në treg duke shtuar se, nuk është krijuar për të kënaqur cdo person në këtë botë por për të kënaqur klientin.

Ky design I ri I do të vazhdoj të jetë në modelet e ardhshëm kanë theksuar drejtuesit, kjo formë e re e grilës ka ndihmuar që të fshihen sensor,kamera për autonominë dhe këto duhet të jenë patjeter ne parakolpin e makines dhe në qëndër të makinës. Të dy drejtuesit u shprehën se, nuk kishin interes që të mbanin të njëjtat forma dhe linja retro sic po I mban kompania motër e tyre,MINI. Ata shohin që kompanitë e tjera tradicionale dhe Start-upet e reja që kanë filluar këto vitet e fundit I shohin si një kërcënim për emrin e BMW, kështu që ata menduan të krijonin dicka që do të mbahet mend dhe shumë I diskutueshëm.

Share with:


protire